Bernard Berisha vazhdon të luajë në nivel të lartë në Rusi dhe të jetë një nga lojtarët kryesorë të Akhmat Groznyt, ku aktivizohet prej 4 sezonesh.
Ish-sulmuesi i Skënderbeut ka arritur ta gjejë veten shumë mirë në skuadrën çeçene dhe është ambientuar në mënyrë perfekte me gjithçka.
Në ndeshjen e fundit 5-0 të Akhmat ai arriti të shënojë dy gola, edhe pse erdhi nga stoli, duke qenë një nga më të mirët në fushë. Me këtë paraqitje Berisha ka merituar vend edhe në formacionin më të mirë të ligës së parë rusë. /abcnews.al