Hyri në ujë për të shpëtuar një fëmijë, vdes shqiptari në SHBA

schedule22:48 - 27 Mars, 2023

schedule 22:48 - 27 Mars, 2023

Një shqiptar nga Kosova, i cili jetonte në SHBA, ka ndërruar jetë tragjikisht teksa po shpëtonte jetën e një fëmije. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Florida të SHBA-së, ku viktima Adem Qorri po shpëtonte një fëmijë nga mbytja në det, por fatkeqësisht mbeti i vdekur vetë.
“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Të vdesësh duke shpëtuar jetë, është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i të ndjerit.

Qorri së bashku me ekipin e djalit 10 vjeç (futboll amerikan) ishte nisur për në plazh të Floridës për të festuar fitoren, papritmas rrymat e ujit janë shfaqur dhe si pasojë i mori jetën të ndjerit, Ademit. Ademi ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!