Hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe u konfliktua me arbitrin/ Fier, procedohet penalisht presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima

schedule10:45 - 27 Mars, 2025

schedule 10:45 - 27 Mars, 2025

Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima është proceduar penalisht nga policia në Fier.

Kokëdhima, hyri në fushën e stadiumit “Loni Papuçiu”, teksa po luhej ndeshja e kampionatit për femra, FK Apolonia-FK Gramshi.

Ai ka debatuar e shtyrë me duar arbitrin e ndeshjes. Kokëdhima akuzohet për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!