Hyri në det dhe nuk doli më, polakja denoncon zhdukjen e 74-vjeçarit në Sarandë

schedule21:43 - 27 Qershor, 2022

schedule 21:43 - 27 Qershor, 2022

Më datë 27.06.2021, rreth orës 20:00, në Komisariatin e Policisë Sarandë, është paraqitur shtetasja polake D. R., 29 vjeçe, e cila ka kallëzuar se sot, rreth orës 10:30, shtetasi polak Z. K., 74 vjeç, është futur në det, në Ksamil, Sarandë dhe nuk ka dalë akoma.

Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Z. K.

/abcnews.al/