Hyn në fuqi roamingu rajonal

schedule13:51 - 1 Korrik, 2019

schedule 13:51 - 1 Korrik, 2019

Duke filluar nga 1 Korriku, qytetarët dhe bizneset në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe Serbi do të paguajnë më pak  gjatë përdorimit të telefonave të tyre celularë  brenda rajonit.

Tarifat e roaming për thirrjet brenda rajonit ulen deri ne tete here ndërsa shpenzimet për të dhënat nga € 3 / MB shkojnë në € 0.20 / MB.

Marrëveshja e re e roaming rajonal është hapi i parë i procesit “roaming si në shtëpi”. Nga 1 Janari i 2020 pritet një reduktim i mëtejshëm i tarifave.

Për komisionerët evropiane për ekonominë dhe shoqërinë dixhitale, Marija Gabriel, marrëveshja e roaming është një sinjal i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe integrimit të prekshëm rajonal bazuar në ekspertizën dhe përvojën e Komisionit Evropian.

Gabriesl thekson se kjo marrëveshje ka si objektiv kryesor interesat më të mira të qytetarëve dhe bizneseve në Ballkanin Perëndimor .

Marrëveshja për roaming u nënshkrua nga ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor më 4 Prill në Beograd dhe konsiderohet si një arritje e rëndësishme e agjendës dixhitale për Ballkanin Perëndimor, të nisur nga Komisioni Evropian në qershor 2018./ABC News Albania 24/7