Hyn në fuqi ligji në Texas, kush aborton fëmijën përballet me burgun

schedule18:34 - 2 Korrik, 2022

schedule 18:34 - 2 Korrik, 2022

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjykata e Lartë ka autorizuar hyrjen në fuqi të një ligji të vitit 1925 që ndalon abortin dhe dënon ata që e bëjnë deri edhe në burgim. Në këtë mënyrë shfuqizohet dënimi i një gjykate më të ulët që e kishte bllokuar përkohësisht atë ligj. Lajmin e ka bërë të ditur Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Teksan, Ken Paxton.

Kujtojmë se ligji i vitit 1925 nuk u zbatua më pas vendimit të vitit 1973 “Roe v Ëade”, i cili legalizoi abortin në Shtetet e Bashkuara. Por më 25 qershor ky dënim u shfuqizua nga Gjykata e Lartë, e cila nuk e njohu abortin si të drejtë kushtetuese.

Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta dhe protesta jo vetëm në SHBA po thuajse kudo në botë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!