Hyjnë në fuqi masat e reja: Burrat që rrahin gratë largohen nga shtëpia

schedule10:31 - 18 Nëntor, 2020

schedule 10:31 - 18 Nëntor, 2020

Kush ushtron dhunë do të largohet nga shtëpia. Kështu parashikohet në masat e reja kundër dhunës në familje të cilat nga sot do të fillojnë të zbatohen pas miratimit nga Parlamenti në datën 15 tetor të këtij viti.

Mbrojtja ndaj dhunës në familje, në zbatim të ligjit, do të sigurohet duke larguar menjëherë dhunuesin/en nga banesa për një afat kohor të caktuar me urdhër të gjykatës.

Largimin e dhunuesit/es nga banesa e bën policia, derisa gjykata të nxjerrë urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes ose urdhrin e mbrojtjes në Urdhrin Paraprak të Mbrojtjes së Menjëhershme.

Nisur nga situata e Pandemisë dhe fatkeqësive natyrore të ndodhura në vend vitin e fundit, një ndryshim i rëndësishëm ka të bëjë me masat e menjëhershme që merr Policia e Shtetit në çdo rast që konstaton se është ushtruar dhunë në familje gjatë një fatkeqësie natyrore.

Në këto raste mund të mënjanohet vlerësimi i riskut, pra Policia mund ta nxjerre UMPMM edhe pa pasur një raport të shkruar për vlerësimin e riskut. Dhe i kërkon gjykatës të nxjerrë menjëherë Urëdhërin e Mbrojtjes, duke shmangur procesin për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

Ndryshimet ligjore parashikojnë rehabilitimin e dhunuesit duke urdhëruar të marrë pjesë në programe psiko-sociale dhe/ose në programe të aftësimit prindëror.
Ndryshimet ligjore janë propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!