Moderatorja Hygerta Sako, e cila drejtorin emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ditën e sotme nuk do ta harrojë. Nuk do të jetë një kujtim i bukur për të, pasi babai i saj është ndarë nga jeta dhe nesër do të shoqërohet për në banesën e fundit.
Sako, në llogarinë e saj në “Instagram”, rreshton disa fjalë të dala nga zemra. Ajo tregon pikëllimin e përjetuar nga kjo humbje e madhe.
“Babai im i shtrenjtë, mbreti im, sot u nda nga jeta. Na la pas zemërthyer e shpirt copëtuar, por iku nga kjo bote si bashkëshort, baba e gjysh i gëzuar. T’u ndrittë shpirti aty ku do shkosh, engjëlli im. Varrimi bëhet nesër në orën 11.00”, shkruan Sako. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B9gcz-hHcoO/?utm_source=ig_web_copy_link