Prej rreth një viti tashmë Spitali Hygeia është i pari dhe i vetmi Spital në Shqipëri & Rajon që ofron trajtimin e Kancerit me Radioterapi (rrezatim) duke aplikuar teknologjinë më të avancuar dhe më efektive në këtë fushë që është – Teknologjia TrueBeam Radioterapi System.
Radioterapia është një nga trajtimet onkologjike që përdor rrezatimin jonizues për eliminimin e qelizave tumorale (duke vrarë qelizat tumorale apo duke penguar riprodhimin e tyre). Rrezatimi jonizues prodhohet nga aparatura bashkëkohore të quajtura Akselerator Linear aparaturë e cila në botë që prej vitit 1980 zëvendësoi në masë të gjerë aparaturat e Kobaltit të cilat përdoreshin për të trajtuar kancerin.
Spitali Hygeia ka qenë i pari spital privat në vend që për herë të parë futi shërbimin e Radioterapisë, si një shërbim tejet i domosdoshëm dhe revolucionar në trajtimin e kancerit. Krahas ngritjes së këtij shërbimi, synimi kryesor në Departamentin e Radioterapisë Hygeia, ka qenë edhe vazhdon të jetë investimi në teknologjinë mjekësore të fjalës së fundit, kjo me qëllim futjen e teknikave avangardë për trajtimin e kancerit siç janë Teknika IMRTdhe investimi më i fundit i kryer në këtë Departament që është teknologjia TrueBeam Radioterapi System.
TrueBeam Radioterapi System është i dizenjuar enkas për trajtimin me preçizion maksimal dhe kohëzgjatje trajtimi shumë të shkurtër të të gjitha tipeve të kancerit dhe në çdo pjesë të trupit, duke sjellë kështu një sërë avantazhesh për pacientët e trajtuar, krahasuar sidomos me teknikat e aplikuara deri më tani, dhe përkatësisht:
- Kohë trajtimi e shkurtër & preçizion shumë i lartë
- Kontroll në kohë reale e pozicionit të Tumorit
- Trajtim i Kancerit të Mushkrisë me Skaner 4D me preçizion shumë të lartë
- Trajtim i Kancerit të gjirit me Skaner 4D pa prekur zemrën
- Radiokirurgji – Trajtimi me sukses i tumoreve të vogla të kokës & metastazave në 1(një)séancë të vetme, pa Kirurgji
- Trajtim i metastazavetë Mëlçisë, apo edhe në çdo vend tjetër, për vetëm 3 ditë
Nisur nga këto avantazhe dhe sajë teknologjisë së përparuar që akseleratori TrueBeam disponon, arrihet të aplikohet një plan i personalizuar bazuar në specifikat individua letë çdo pacienti, duke trajtuar me suksese dhe zonat më të vështira në të cilat lokalizohet tumore të tilla si:kokë-qafë, mushkëri, gjoks, prostate.
Tjetër avantazh mjaft i rëndësishëm është edhe fakti që të gjitha këto proçedura dhe trajtime në Spitalin Hygeia ofrohen nën asistencën dhe përkujdesjen e një stafi mjekë Onkologë- Radioterapeut profesionistë dhe me eksperiencë të gjatë & të suksesshme brenda dhe jashtë vendit./abcnews.al