Hurmat e Arabisë- mrekulli për shëndetin

schedule14:43 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 14:43 - 13 Dhjetor, 2019

Tashmë dihet se hurmat e Arabisë, janë të mbushura me përbërës, të cilët janë shumë të mirë për organizmin. Ato konsiderohen si një dhuratë natyrale me plot vlera ushqyese.

Hurmat kanë një përmbajtje te lartë të sheqerit natyral, i cili nuk është i dëmshëm as për diabetikët.

Disa nga benefitet e këtyre hurmave janë:

1.Ruajnë shëndetin e kockave dhe dhëmbëve– nëse konsumoni hurma të Arabisë, atëherë do të merrni një kompleks të mineraleve dhe vitaminave. Prania e kalciumit, manganit dhe hekurit forcon kockat dhe dhëmbët.

2.Pastrojnë lëkurën– hurmat ofrojnë shumë avantazhe edhe për trupin dhe lëkurën tuaj, duke ju dhënë një pamje shumë të mirë.

3.Mirëmbajnë flokët- hurmat kanë një përmbajtje të vitaminës B, e cila është shumë e mirë për flokët.

4.Kundër plakjes– duke qenë se këta fruta përmbajnë një sasi të lartë të anti- oksidantëve që i luftojnë radikalet e lira, ato janë të mira edhe kundër plakjes së qelizave. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!