Ka shumë ushqime të tjera që përmbajnë shumë më shumë kalium sesa bananet. Një prej tyre është hurma arabe. 4 hurma përmbajnë rreth dyfishin e sasisë së kaliumit nga një banane e vogël!.
Kaliumi është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme, e cila nuk duhet të mungojë në dietën tonë, pasi kontribuon në shëndet të mirë të zemrës, veshkave dhe shumë organeve të tjera. Gjithashtu, sipas hulumtimit të botuar në Journal of the American College of Cardiology, rritja e marrjes ditore të kaliumit me rreth 1,640mg mund të zvogëlojë rrezikun e goditjes me 21%.
Hurmat gjithashtu përmbajnë kalium dhe fosfor, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e mirë të kockave dhe parandalimin e osteoporozës. Përveç kësaj, ato përmbajnë një sasi të konsiderueshme të fibrave, të cilat kontribuojnë në funksionimin e duhur të sistemit të tretjes. E vërteta është se ato përmbajnë edhe një sasi të madhe sheqeri. Kjo nuk duhet të ju trembë pse është një sheqer natyral dhe jo sheqer i përpunuar si ai që ka për shembull një çokollatë. Sigurisht që do të jetë mirë të konsumohet me moderim./abcnews.al