Hungaria ka zgjatur ndalimin e importeve nga Ukrainë ndaluar importin e mjaltit dhe produkteve të mishit, përveç drithërave nga Ukraina deri më 30 qershor, tha të enjten shefi i kabinetit të kryeministrit, duke rritur presionin ndaj Brukselit për të zgjeruar masat e propozuara në mbarë Bashkimin Europian.
Komisioni Europian tha të mërkurën se do të merrte “masa parandaluese” urgjente për grurin, misrin, farat e lulediellit pasi disa vende të Europës Qendrore ndërmorën hapa të njëanshëm për të ndaluar importet e produkteve ushqimore nga Ukraina për të mbrojtur sektorët e tyre bujqësorë.
Megjithatë, Hungaria dhe Polonia kanë thënë se duhet të përfshihen edhe produkte të tjera.
Ndalimi nga ana e Hungarisë për importet e drithërave kryesore dhe produkteve bujqësore “përfshin gjithsej 25 produkte, më të rëndësishmet prej të cilave janë drithërat, luledielli, mielli, vaji, mjalti dhe disa produkte mishi”.
Ministri i Bujqësisë István Nagy tha se Hungaria do të vazhdojë të lejojë transitin e grurit ukrainas, duke siguruar nisjen e dërgesave të tilla “në mënyrë të kontrolluar”.
“Ishte e nevojshme që Hungaria të ndërmerrte masa të tilla dhe të mbronte interesat e fermerëve hungarezë,” tha ai, duke iu referuar ndalimit.
/abcnews.al