Hungaria: Perspektiva të mira për të siguruar dërgimin e naftës ruse përmes Ukrainës

schedule19:24 - 22 Gusht, 2024

schedule 19:24 - 22 Gusht, 2024

“Ka perspektiva të mira që kompania hungareze e naftës MOL të jetë në gjendje të lidhë marrëveshje përkatëse për të parandaluar bllokimin e dërgesave të naftës ruse në Hungari nëpërmjet Ukrainës”, tha këtë të enjte kreu i kabinetit të qeverisë hungareze, Gergely Gulyás.

Në të njëjtën kohë ai ka akuzuar Komisionin Evropian se nuk i ka dhënë asnjë mbështetje Hungarisë apo Sllovakisë në këtë çështje.

Në mesin e korrikut, Sllovakia dhe Hungaria i dërguan një apel Komisionit Evropian për shkak të veprimeve të Ukrainës, e cila pezulloi transitin e naftës nga kompania ruse “Lukoil” përmes territorit të saj.

Gergely Gulyás shtoi se kjo teknikisht do të thotë se është gjetur një zgjidhje ligjore për të siguruar dërgesat, edhe nëse kjo do të thotë që tranziti i naftës do të jetë më i shtrenjtë, si dhe se rreziqet e tranzitit nga kufiri ruso-ukrainas do të përballohen nga MOL.

Zyrtari hungarez tha gjithashtu se Hungaria dhe Sllovakia nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga Brukseli.

“Ne mund të shohim se, realisht, Brukseli nuk ofron asnjë mbrojtje për anëtarët e BE-së nga sjellja e një vendi që nuk është në Union dhe që shkel Marrëveshjen e tij të Asociimit me BE-në”, theksoi Gergely Gulyás./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!