Hungaria: Nuk do të diskutojmë anëtarësimin e Ukrainës në NATO në samitin e korrikut

schedule15:41 - 1 Qershor, 2023

schedule 15:41 - 1 Qershor, 2023

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka deklaruar se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk mund të jetë pjesë e axhendës gjatë samitit të korrikut.

“Duhet të jemi të qartë për këtë, anëtarësimi në NATO i një vendi aktualisht në luftë nuk mund të jetë në rendin e ditës”.

Szijjarto shtoi se as një afat kohor për Ukrainën nuk duhet të diskutohet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!