Hungaria ka miratuar dozën e tretë të një vaksine kundër Covid. Duke filluar nga 1 Gushti, të gjithë personat do të kenë mundësinë të marrin një dozë të tretë.
Qeveria gjithashtu do të bëjë të detyrueshme vaksinat për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor, tha kryeministri Viktor Orban në një deklaratë.
Orban tha se mjekët do të vendosin se cilat vaksina duhet të marrin si dozë të tretë dhe se doza e tretë duhet të merret paktën 4 muaj pas dozës së dytë. Hungaria ka regjistruar 808,661 raste dhe 30,013 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al