Hungaria mbyll kufijtë, nga sot ndalohet hyrja e të huajve

schedule13:56 - 1 Shtator, 2020

schedule 13:56 - 1 Shtator, 2020

Hungaria duke filluar nga kjo e martë ka mbyllur kufinjtë për shkak të masave të marra ndaj COVID-19.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, në një deklaratë për mediat ka bërë me dijë se në kuadër të vendimit të marrë një javë më parë do të hyjë në fuqi me 1 shtator.

Orban tha se do të ketë përjashtime duke filluar për persona qeveritarë, studentë të huaj me një certifikatë studimi me kohë të plotë, shoferë kamioni gjatë rrugës për në shtëpi, mysafirë në tubime familjare si dasma dhe pjesëmarrës në ngjarje sportive, kulturore ose fetare.

Të gjithë ata që marrin leje që të hyjnë apo të kthehen në Hungari do të jenë të detyruar të karantinohen për një periudhë dy-javore dhe të dalin negativë dy herë në testin e koronavirusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!