Hungaria i kërkon BE-së të përshpejtojë bisedimet e pranimit të Ballkanit

schedule15:54 - 29 Gusht, 2023

schedule 15:54 - 29 Gusht, 2023

Ministri i Jashtëm, i Hungarisë Peter Szijjarto, ka theksuar se zgjerimi I Be-së është i rëndësishëm dhe sipas tij nuk është nevoja që për këtë të pritet deri në vitin 2030.

Gjatë fjalës së tij në një panel të forumit strategjik në Bled të Sllovenisë bashkë me përfaqësues të tjerë të vendeve të BE-së, theksoi nevojën për përshpejtimin e procesit të pranimit për ta bërë bllokun europian edhe më të madh dhe fuqishëm në skenën globale.

Zgjerimi është një domosdoshmëri. Procesi duhet të përshpejtohet sa më shumë që të mundet. Ne dëgjuam afatin 2030 dje. Pse të mos ndodhë që nesër? Çfarë na pengon ne që ta themi këtë? Ne duhet t’i përfshijmë të gjitha vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian në vend që të presim deri në vitin 2030. Le t’i hapim të gjitha kapitujt. Është një historik shumë i keq në vitet e fundit pasi ne nuk kemi qenë në gjendje të hapim kapituj me vendet Kandidate. Ne duhet të anëtarësojmë Ballkanin Perëndimor dhe bashkë me të, blloku do të jetë më i madh. Ne do të jemi më të fuqishëm”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ministri hungarez renditi përfitimet që do të merrte Bashkimi Europian nga pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke nisur nga ekonomia, siguria energjetike dhe shmangia e ndërhyrjes së shteteve të tjera jashtë unionit në rajon.

Bashkimi Europian ka më shumë nevojë për Ballkanin Perëndimor se sa ky rajon ka nevojë për anëtarësimin europian. Duhet të jemi të shpejtë dhe t’i japim përparësi. Duhet ta kemi prioritet zgjerimin”, ka thënë ndër të tjera Szijjarto.

Kjo është një ide e mbështetur edhe nga Franca, ku ministja franceze për çështjet Evropiane theksoi se e rëndësishme është paqja, siguria dhe stabiliteti në kontinent ndaj është e rëndësishme që të zgjerohet BE./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!