Hungaria ‘bllokon’ BE-në, nuk aprovon këstin e ndihmës për Ukrainën

schedule22:19 - 16 Maj, 2023

schedule 22:19 - 16 Maj, 2023

Hungaria nuk e ka aprovuar lëshimin e këstit të ardhshëm të ndihmës ushtarake për Ukrainën, të ofruar nga Bashkimi Evropian përmes Fondit Evropian të Paqes (EPF). Lajmin e konfirmoi një zëdhënës i qeverosë hungareze në një përgjigje me email ndaj një pyetjeje të bërë nga Reuters.

“Hungaria nuk pajtohet me faktin se Bashkimi Evropian, së bashku me mjetet e tjera ekzistuese, përdor Mekanizmin Evropian të Paqes ekskluzivisht për Ukrainën, pasi kjo nuk lejon që burimet të kanalizohen për të promovuar interesat e BE-së në rajone të tjera”, shpjegoi zëdhënësi.

EPF, i krijuar në vitin 2021, është një instrument jashtë buxhetit që synon të rrisë aftësinë e BE-së për të parandaluar konfliktet, për të ndërtuar paqen dhe për të forcuar sigurinë ndërkombëtare. BE-ja ka dhënë një total prej rreth 3.6 miliardë euro për mbështetjen ushtarake për Ukrainën deri më tani nën EPF./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!