Humori dhe arti shqiptar janë në zi pas ndarjes nga jeta të humoristit Muhamet Lika. Parodistët e Vlorës, të cilët ishin miqtë dhe njëkohësisht kolegët me të cilët Meti aktroi në skenë dhe dhuroi të qeshura për publikun shqiptar ndihen të tronditur për vdekjen e tij.
Meti, parodisti i Vlorës dhuroi pa fund humor për publikun shqiptar. Ndarja nga jeta e aktorit të madh i ka prekur të gjithë. Në teatrin Petro Marko ku punoi për vite me radhë është vendosur një foto e humoristit Muhamet Lika ku familjarët dhe miqtë vendosin buqeta me lule. Ishin katër, sot kanë mbetur tre, por Agron Hamo, Afrim Agalliu dhe Manja nuk duan ta pranojnë largimin e Metit.
Agron Hama: “Ne sot të katërt, kemi humbur vëllain e vogël. Gjithnjë të evgjëlit ndjenë një dhembsuri të jahstëzakonshme. T’i them “Lamtumirë Meti” nuk do e pranoj asnjëherë në jetën time se jam rritur me të, kam 50 vjet”
Afrim Agalliu: “Meti i takon të gjithëve për atë kontribut që ka dhënë në humorin shqiptar dhe ne e ndjejmë që nuk është mes nesh te spektatori, vlonjatët dhe shqiptarët kudo”.
Parodistët e duan sërish në skenë për të vijuar projektet.
“Ne sot kemi humbur njeriun tonë më të mirë, më të dashur. Presim ngushëllime kudo që jeni”.
Muhamet Lika u nda nga jeta në moshën 64 vjeçare në Itali aty ku edhe ndodhej për një vizitë mjekësore. /ABC News Albania 24/7