Dy raundet e zgjedhjeve lokale ne Maqedonine e Veriut përfunduan të dielën e 2 nëntorit, por ato lanë pas një ndarje të thellë mes partive shqiptare që morën pjesë në garë: koalicionit VLEN, pjesë e qeverisë drejtuar nga Hristina Mickoski dhe Aleancës kombëtare për Integrim.
Kryetari i Bashkimit Demokratik per Intergim Ali Ahmeti pranoj humbjen, theksoi nevojne per reforma ndersa shtoi se ndarja e Shqiptareve do te kete pasoja per vendin dhe integrimin e tij.
VLEN arriti të merrte edhe Tetovën, që tashmë do të drejtohet nga Bilall Kasami në një mandate të dytë përballë rivalit të tij Bajram Rexhepi.
Kasami e ka quajtur këtë rezultat historik dhe si një dëshmi se ky koalicion është në rrugën e duhur. Mesnata Tetovën e gjeti në festë, atje ku u bashkua edhe Izet Mexhiti, fituesi tjeter i komunës së Çairit si një dëshmi force.
I lumtur për fitoren edhe ne nivel lokal u shfaq edhe Kryeministri Hristian Mickoski, i cili fitoren e shpalosi nga komuna e Kercoves, e para komunë me shumicë shqiptare që merret nga një parti maqedonase, kjo edhe për shkak të bashkëpunimit mes VLEN dhe VMRO DPMNE.
VRMO-DPMNE rikonfirmoi epërsinë e saj duke siguruar fitore në mbi 50 komuna, përsfhirë edhe kryeyqtetin e Shkupit me fitoren e thelle të Orce Gjorgievski apo edhe marrjen e Strugës, VLEN merr në total 9 komuna, LSDM del force e trete, BDI 4 komuna në të dy raundet, ndërsa Lëvizja ZNAM dhe Unioni Rom në nga një komunë secili.
Sipas Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve pjesëmarrja në nivel kombëtar ishte mbi 41.76%.
Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt në 19 tetor.
Ne Maqedoninë e Veriut garuan 309 kandidatë për 81 poste të kryetarëvë të komunave, duke kthyer një faqe tjetër në historinë politike të vendit, me më shumë pushtet për Mickoskin, rritjë të koalicionit VLEN dhe një humbje të thellë për partitë shqiptare të mbledhur në koalicionin Aleanca Kombëtare për Integrim.
Tani mbetet të shihet si do të përfaqësohen shqiptarët në nivel lokal, si do të ndikoj kjo në zërin e shqiptarëvë në qeverinë qëndrore dhe cila do të jëtë rruga që do të marri Shkupi zyrtar mes lindjes dhe perëndimit?/abcnews.al

