Lajm për gjendjen fizike të Benjamin Pavard ka ardhur dhe Inter ka qenë ai që e ka bërë të ditur këtë gjë. Mbrojtësi francez pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Atalanta dhe pati ankth për drejtuesit dhe tifozët zikaltër, pasi Pavard ka mundur të marrë një rol tepër të rëndësishëm te zikaltërit.
“Benjamin Pavard iu nënshtrua vlerësimit klinik dhe testeve mjekësore mëngjesin e sotëm në Institutin Humanitas në Rozzano. Testet konfirmuan pasojat e zhvendosjes së kapaut të gjurit të majtë.
Mbrojtësi francez do të duhet të mbajë një mbajtës funksional për 3/4 javë përpara se të fillojë punën e riaftësimit”, njoftonte Interi.
Sipas zërave të parë, Pavard duhet të rikthehet në dispozicion të Inzaghit gjatë përiudhës së Krishtëlindjeve, ndoshta për ndeshjen ndaj Lecce të shtunën e 23 dhjetorit ose për atë ndaj Genoa, ndeshja e fundit e vitit më 29 dhjetor. Inter nuk do ta ketë në dispozicion Pavard në Champions League, të paktën deri në fazën e 1/16./h.ll/abcnews.al