“Humbje e dyfishtë për Iranin”, Cameron thirrje Izraelit të vetëpërmbahet

schedule09:00 - 15 Prill, 2024

schedule 09:00 - 15 Prill, 2024

Duke e përshkruar sulmin nga Irani si ” të pamatur dhe të rrezikshëm”, sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron tha se sulmi i Teheranit ishte një “humbje e dyfishtë”, pasi nuk kishte arritur t’i shkaktonte dëm Izraelit.

“Shpresa jonë është se nuk do të ketë një përgjigje hakmarrëse dhe në vend të kësaj, fokusi i botës duhet të zhvendoset te Hamasi.

Dhe tek pengjet. Atyre u është ofruar një marrëveshje që të burgosurit mund të lirohen nga burgjet izraelite në këmbim të disa pengjeve dhe një pauzë në luftime. Kjo është ajo që duhet të ndodhë më pas.

“Unë mendoj se gjëja më e zgjuar për të bërë është të pranosh se sulmi i Iranit ishte një dështim.

Dhe ne duam të mbajmë fokusin pikërisht në këtë gjë, në ndikimin keqdashës të Iranit, dhe në fakt të fokusohemi për të parë se çfarë po ndodh në Gaza dhe për t’i liruar ata pengje”, theksoi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!