Humbja shokuese e Le Pen/ Artur Nura: Dorëheqja e kryeministrit francez, lëvizje e Macron për negociata me të majtën

schedule21:50 - 7 Korrik, 2024

schedule 21:50 - 7 Korrik, 2024

Gazetari Artur Nura në një intervistë në “ABC News” foli për zgjedhjet në Francë dhe humbjen shokuese të Marine Le Pen.

Gjatë kësaj interviste ai tha se ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm në Francë dhe se ardhja e së djathtës ekstreme sipas tij do të rrezikonte disa destabilitete.

“Nuk besoj se do të kemi një dorëheqje të Le Pen. Sot zhvillimi i rëndësishëm është për të ndërtuar një qeveri dhe të ketë një plan të qartë për t’ju kundërvënë ekstremit të djathtë që është i kudondodhur tashmë”, ka thënë gazetari Artur Nura.

Ndërsa komentoi edhe dorëheqjen e kryeministrit francez Gabriel Attal, gazetari Nura tha se dorëheqjen e Attal e sheh si lëvizje për negociata me të majtën.

Të gjitha këto ngjarje sjellin edhe një tjetër frymë. Qëndrimet e të djathtëve në pushtet dihet se kush janë. Por Macron ka pasur një qëndrim antirus që është mbështetur nga popullsia franceze. Ndërsa Le Pen është akuzuar se ka marrë edhe fonde nga Moska për fushatën. Ardhja e së djathtës ekstreme sigurisht do të rrezikonte disa destabilitete. Deri në luftë civile, besoj kjo është një deklaratë politike e Macron. Shoqëria franceze ka qenë gjithmonë e ndjeshme për të ardhmen, për sigurinë e saj dhe jo vetëm. Ndërkohë besoj që deklarimi i Attal për dorëheqje është një lëvizje e Marcon për t’i dhënë hapësirë negociatave. Jo rastësisht ka ardhur në mënyrë shumë dinamike dhe shumë të shpejtë që është një figurë e re dhe në një moshë të re. Pra mund të themi që Franca po i kërkon maturi politikës, dhe do eksperiencë politike për të qeverisur Francës që sigurisht është edhe një nga shtyllat shumë të rëndësishme”, tha më tej Nura.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!