Humbja, nis sherri në LDK/ Analistët: Abdixhiku të mbajë përgjegjësi për rezultatin

schedule15:43 - 16 Shkurt, 2025

schedule 15:43 - 16 Shkurt, 2025

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk arriti rezultatin e dëshiruar në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u renditur forcë e tretë.

Edhe pse me një rritje prej 37 mijë votash nga viti 2021, kryetarit të LDK Lumir Abdixhiku po i kërkohet llogari pas dështimit, pasi ai kishte ngritur pritshmëri të larta për rezultatin.

Sipas analistëve, renditja si parti e tretë kërkon reflektim dhe rilegjitimim para strukturave partiake.

Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, thotë se rezultati i LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit lë shumë për të dëshiruar.

Sipas tij Kryesia e LDK-së duhet të reflektojë dhe të analizojë se çka ka shkuar keq në këto zgjedhje.

Analistja politike, Magbule Shkodra se lidershipi i LDK-së duhet të jep llogaridhënie para strukturave partiake në lidhje me rezultatin.

Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në konferencën e fundit më 9 shkurt, nuk e quajti një dështim rezultatin dhe tha se nuk do të japë dorëheqjen, pasi partia pati rritje nga zgjedhjet e kaluara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!