Skuadra e Kukësit do të luajë nesër kundër Skëndërbeut në Korçë, ndeshje e vlefshme për javën e tetë të “Abissnet Superiore”.
Kukësi në këtë ndeshje vjen pas humbjes me Egnatian në “Kupën e Shqipërisë”, dhe trajneri Diego Longo, tregon se Kukësi nuk është ai që humbi në Kupë, teksa theksoi se Skëndërbeu pavarësisht pozicionit në tabelën e klasifikimit është një skuadër e fortë që të krijon probleme.
“Ne duam të tregojmë veten se nuk jemi ata të Kupës, jemi shumë të motivuar për këtë ndeshje. Çfarë ndodhi në Kupë? Nuk luajtëm si e përgatitëm ndeshjen, ndonjëherë ndodh. Më mirë që ndodhi tani, kemi 80% mundësi për të kaluar në çerekfinale.
Skënderbeu, vendi i fundit në klasifikim? “Janë shumë të organizuar në mbrojtje, Vllaznia nuk fitoi atje, e dimë si fitoi Dinamo, me një gabim të arbitrit. Ata luftojnë, i njohim dhe e dimë që janë ekip i rrezikshëm. Një barazim për ta do ishte fantastik, ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Po e bëjmë për veten dhe për të gjithë njerëzit në Kukës.
Në fundjavë tifoz me Dinamon? “Nuk më intereson, jam vetëm tifoz i Kukësit. Është problem kalendari duke marrë parasysh aspektin fizik? Është për të gjithë skuadrat, nuk e kuptoj pse ka dy ture Kupa. Të gjitha kolegët e mi nuk janë të lumtur. Edhe fushat janë problem, ndaj Egnatias fusha ishte skandaloze prandaj deri në një pikë të caktuar do ishte mirë që ndeshjet e Kupës të ishin me një takim”, deklaroi tekniku i skuadrës së Kukësit. /f.a/abcnews.al