Humbja ndaj Sassuolo, Inzaghi tregon se çfarë nuk funksionoi

schedule09:41 - 28 Shtator, 2023

schedule 09:41 - 28 Shtator, 2023

Interi është befasuar mbrëmjen e së mërkurës në shtëpi ndaj Sassuolo, ku zikaltërit janë mposhtur me rezultatin 1-2.

Të tre golat e shënuar gjatë ndeshjes ishin të bukur, por vëmendjen e çojmë te futbollisti i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i cili shënoi edhe ai në këtë sfidë së bashku me Berardin duke përmbysur rezultatin.

Simone Inzaghi e cilësoi si një humbje të dhimbshme. Tekniku Italian analizoi se çfarë nuk shkoi tek ekipi i tij që u shuajt në pjesën e dytë.

“Janë ndeshje që vendosen nga detaje të vogla. Skuadrës i mungoi kthjellësia e duhur për të reaguar pas avantazhit të Sassuolos.

Zhvilluam një pjesë të parë të mirë kundër një skuadre me vlera. Por duhet të shënonim më shumë se një gol duke llogaritur rastet e krijuara.

Në të dytën e humbëm forcën tonë, nuk ishim kompaktë. Një humbje që të dhemb. Bëhet shumë e vështirë të rikuperosh kur nuk je më i kthjellët”, theksoi Simone Inzaghi./h.ll/abcnews.al