Juventusi ka bërë një nisje katastrofike të sezonit në Serie A, duke grumbulluar vetëm 1 pikë në 3 ndeshjet e para. “Zonja e Vjetër” pozicionohet momentalisht në vendin 16, pas humbjes së sotme ndaj Napolit në “Diego Armando Maradona Stadium”.
Pas ndeshjes, trajneri Allegri ka analizuar këtë humbje dukë thënë se ata tani paguajnë shtrenjtë çdo gabim.
“Tani për tani në paguajmë shtrejntë për çdo gabim. Kështu janë gjërat tani, por unë nuk kam asgjë për të fajësuar djemtë,” është shprehur Allegri pas humbjes ndaj Napolit, e dyta radhazi pas asaj në shtëpi përballë Empolit.
“Ndoshta duhej të ishim më të kthjellët në pjesën e parë dhe të shënonim golin e dytë. Pas 1-1 kishim pak vështirësi,” vazhdoi ai për DAZN.
“Ka edhe shumë gjera positive në këtë ndeshje, lozëm me karakter. Ka vetëm punë për të bërë, tani është të marrim fitore në Champions, për ta filluar atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Szczesny? Ai është një portier i shkëlqyeshëm,” shton më tej trajneri i Juventusit. /abcnews.al/

