Humbja ndaj Lituanisë, Duka: Zërat për shitje, idiotësi! Skenar i përsëritur

schedule23:56 - 14 Shtator, 2020

schedule 23:56 - 14 Shtator, 2020

Presidenti Armando Duka, pasi preku problemet e futbollit shqiptar, u ndalua edhe te humbja e kombëtares kundër Lituanisë. Për ndeshjen e kombëtares kuqezi, Duka tha:

“Më ka shqetësuar paraqitja e ekipit, impenjimi. Humbja vjen edhe me rezultat të mirë, por erdhi me lojë të keqe. Shqetësohem se është një fenomen i vjetër i futbollit shqiptare. Nuk motivohemi kur mendojmë se kundërshtarët janë të vegjël.

Menduam se i kishim gjashtë pikë. Menduam gjashtë pa hyrë në fushë. Ajo që bëmë na nxori me tre. Nuk e kemi për herë të parë. Është çështje mentale, e të gjithëve, e stafit, e federatës. Duhet të gjejmë mënyrën t’i motivojmë”.

“Zërat u shit, u bë? Këto janë idiotësira. Nuk mund t’ia vë përgjegjësinë trajnerit. Unë mendoja se e kishim të fituar. Me fjalë mund ta kem thënë ndryshe. Të njëjtën gjë kanë menduar edhe futbollistët. Ata ishin më seriozë dhe e fituan ndeshjen”./abcnews.al