Humbja më poshtëruese e ushtrisë së Putinit, Rusia nis tërheqjen nga Kherson-i

schedule16:53 - 9 Nëntor, 2022

schedule 16:53 - 9 Nëntor, 2022

Rusia do të tërhiqet nga qyteti i Kherson-it, në atë që është cilësuar një nga humbjet më turpëruese të ushtrisë së Putinit. Lajmin e bëri të ditur komandati kryesor i ushtrisë.

Gjenerali Sergei Surovikin, i cili po drejton luftën në Ukrainë, u shpreh se qyteti “nuk mund të mbrohet më” dhe se trupat do të tërhiqen përtej lumit Dnipro “në një të ardhme të afërt” dhe do të vendosen në bregun tjetër.

Dëshmitarët thonë se njerëzit e Putinit kanë braktisur tashmë pikat kryesore të kontrollit përreth qytetit dhe kanë shkatërruar ura në përpjekje të dukshme për të ndaluar ushtarët ukrainas që t’i ndjekin dhe kapin.

Heqja dorë nga Kherson-i  kryeqyteti i një rajoni që Putini e aneksoi në Rusi vetëm disa javë më parë, i vetmi akses i tij në perëndim të lumit Dnipro dhe një pikë kontrolli kyç në rrugën për në Krime, është humbja më poshtëruese që ushtria e tij ka pësuar deri më tani. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!