Humbja me Norwich shkakton “tërmet”, Burnley shkarkon trajnerin më jetëgjatë në Premier League

schedule14:44 - 15 Prill, 2022

schedule 14:44 - 15 Prill, 2022

Sean Dyche nuk do të jetë më trajner i Burnley në Premier League. Klubi e ka shkarkuar trajnerin më afatgjatë në kampionatin anglez.

Humbja zhgënjyese ndaj Norwich me shifrat 2-0 rezultoi fatale për 50-vjeçarin, i cili kishte 10 vitesh në Premier League.

Dyche, i cili ka qenë trajner i Burnleyt që nga tetori 2012 dhe nënshkroi një kontratë të re në shtator që do të zgjaste deri në verën e vitit 2025, largohet me klubin që po përballet me një betejë për të shmangur rënien nga Premier League.

Clarets janë katër pikë larg sigurisë me tetë ndeshje të mbetura nga sezoni. Ata kanë fituar vetëm katër herë në ligë gjatë gjithë sezonit, duke barazuar tetë dhe duke humbur 14 nga 30 ndeshjet e tyre.

Tani, trajneri më jetëgjatë në Premierligë ka mbetur Jurgen Klopp, i pasuar nga Pep Guardiola. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!