Fundjava që kaloi nuk ishte më e mira për sulmuesin e PSG-së, Mauro Icardi. Argjentinasi nuk arriti dot të ndihmonte ekipin e tij në transfertën e Lorient, pasi kampionët e Ligue 1 u mposhtën me rezultatin 3-2 dhe të dy golat për parisienët i shënoi braziliani Neymar.
Sikur të mos mjaftonte humbja për Icardin kishin “menduar” edhe grabitësit. Në ditën e ndeshjes shtëpia e 27-vjeçarit është plaçkitur nga hajdutët, të cilët kishin planifikuar gjithçka në perfeksion. Sipas “L’Equipe”, janë grabitur sende me vlerë, ku mes të tjerash bien në sy një orë dorë si dhe veshjet luksoze.
Policia priti deri në momentin që Icardi u kthye në banesën e tij dhe sipas vlerësimeve të para bëhet fjalë për një dëm që shkon deri në 400 mijë euro. Hetimet vazhdojnë për kapjen e autorëve, por kjo ishte vërtet një fundjavë për t’u harruar për ish-kapitenin e Interit. /abcnews.al