Humbja me Leccen fatale për Mazzarrin, Torino gjen trajnerin e ri

schedule13:27 - 4 Shkurt, 2020

schedule 13:27 - 4 Shkurt, 2020

Klubi i Torinos ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Walter Mazzarri. Bordi drejtues vendosi për shkarkimin e italianit pas 4 humbjeve radhazi ndërmjet kampionatit dhe Kupës së Italisë, ku ekipi shënoi vetëm 3 gola dhe pësoi 16. Mazzari qëndroi në krye të pankinës në 88 ndeshje, ku regjistroi 37 fitore, 24 barazime dhe 27 humbje në të gjitha kompeticionet.

Drejtuesit nuk kanë humbur kojë për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe menjëherë kanë zyrtarizuar Moreno Longo në krye të ekipit. Longo do ta drejtojë Torinon deri në fundin e këtij sezonit dhe më pas mund të ketë një rinovim të kontratës.

Italiani nuk është një i huaj për klubin “Granata”. Ai është nga Torino dhe ka luajtur si mbrojtës krahu për ta në vitet 1994-1997. Gjithashtu, Longo ka qenë dhe trajneri i ekipit të moshave, ku ka fituar kampionatin dhe Kupën me ta. Përpara se të pranonte rolin, 43-vjeçari fillimisht duhet të mbyllte marrëveshjen me Frosinonen edhe pse është shkarkuar që në dhjetorin e vitit 2018. /abcnews.al

 

Moreno Longo, trajneri i ri i Torinos

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!