Bayern Munchen u turpërua sot nga Eintracht Frankfurt, duke u mposhtur me rezultatin e thellë 5-1. Golin e vetëm për bavarezët e shënoi Robert Lewandowski, i cili po tregon një formë të shkëlqyer këtë sezon.
Ndikoi tepër ai karton i kuq i Jerome Boateng që në minutën e nëntë të takimit, por sërish pësimi i pesë golave ka lënë një shije të hidhur te drejtuesit dhe tifozët e kampionëve të Gjermanisë. Në faqet e tyre zyrtare, Bayern njoftoi tifozët se stërvitja e nesërme do të kryhet me dyer të mbyllura dhe me shumë gjasa, do të ketë debate të ashpra mes trajnerit dhe lojtarëve.
Në njoftimin e Bayern, shkruhej: “Pas humbjes së sotme në Frankfurt, është marrë një vendim i menjëhershëm për të mos u stërvitur nesër me dyer të hapura. I kërkojmë të gjithë tifozëve të jenë të mirëkuptueshëm”, shkruhej në postimin e Bayern./abcnews.al
Nach der Niederlage in Frankfurt wurde kurzfristig die Entscheidung getroffen, morgen nicht öffentlich zu trainieren. Wir bitten alle Fans um Verständnis.
— FC Bayern München (@FCBayern) November 2, 2019