Disfata në shtëpi 1-2 përballë Udineses ishte e treta radhazi për Lazion dhe e katërta në pesë ndeshjet e fundit, me ekipin kryeqytetas që tashmë ndodhen shumë larg zonës së Champions League.
Kjo humbje e së hënës mbrëma nuk është përtypur nga presidenti Claudio Lotito, ku menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ka shkuar në dhomat e zhveshjes dhe ka urdhëruar skuadrën të hyjë në grumbullim deri në fund të javës.
Ndërkohë, trajneri Maurizio Sarri është me një këmbë jashtë klubit, pasi në Itali aprovojnë se tekniku toskan ka përfunduar ciklin e tij te Lazio.
Tashmë do të jetë Lotito ai që do të vendosë për të ardhmen e stolit të trajnerit, ku fitorja është detyrim për Sarrin, pasi përndryshe do të shkarkohet menjëherë./h.ll/abcnews.al