Kryesia e Lidhjes Demokartike të Kosovës do të mbajë mbledhje sot pas humbjes së thellë që pësoi në zgjedhjet parlamentare.
Mbledhja pritet të fillojë pas pak. Ndërkohë, mediat në Kosovë duke iu referuar burimeve brenda partisë raportojnë se Isa Mustafa do të japë sot dorëheqjen.
Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e e kësaj force politike.
LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.
Ndërkohë, që janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet forca e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.
Ndërkaq LVV vazhdon të prijë, me rezultat të thellë. Aktualisht, VV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%. g.v/abcnews.al