Isa Mustafa pritet të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të LDK, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e djeshme parlamentare.
Kryesia e LDK po mban mbledhje të jashtëzakonshme pas rezultatit zhgënjyes në garën e 14 shkurtit. Ndërkohë, mediat në Kosovë duke iu referuar burimeve nga kjo forcë politike raportojnë se Mustafa do të japë dorëheqjen.