Stefano Pioli pranon se Milani bëri shumë gabime serioze në humbjen e tyre 4-2 ndaj Monza, por mbron vendimet e rotacionit të skuadrës së tij.
Parashikimet ishin shumë të ndryshme duke shkuar në “U-Poëer Stadium”, pasi një fitore do t’i çonte ata në vendin e dytë mbi Juventusin. Pas përfundimit të sfidës, Pioli foli përpara gazetarëve.
“Bëmë gabime që e prishën ndeshjen. Kur pëson katër gola, është e gabuar të thuash se gjysma jonë e parë ishte e mirë, por kjo është e vërtetë.
Natyrisht, largimi i injë lojtari e bëri atë edhe më të vështirë, atëherë pasi gjetëm barazimin, ne duhet të ishim më të mprehtë dhe më të qetë për t’u mbrojtur më mirë. Në atë moment, ekipi u ndje i sigurt dhe donte të vazhdonte për të fituar. Kishte shumë gabime sonte”, u shpreh Pioli./h.ll/abcnews.al