Në javën e tridhjetë e një të kampionatit italian, Lazio i vendit të dytë humbi papritur ndaj Torinos në shtëpi.
Në klubin romak arsyen e humbjes e konsiderojnë arbitrimin e dobët, këtë mendim e ka shprehur edhe mbrojtësi i skuadrës Hysaj, ashtu dhe Maurizio Sarri.
– Më duhet të falënderoj lojtarët. Goli u shënua pas një faulli që nuk u regjistrua nga arbitri, më pas nuk dhanë penallti për Hysaj. Shpresoj që dikush ta ndalojë tashmë këtë arbitër, sepse është koha, tha Sarri. /G.D abcnews.al/