Pas humbjes 2-0 ndaj Juventus-it në takimin e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë trajneri i Lazio-s, Igor Tudor ka shpresa që ekipi i tij do ia dalë ta përmbysë rezultatin në takimin e kthimit.
Duke folur për mediat pas kësaj sfide, Tudor theksoi se kanë pasur shumë ngarkesë, ndërsa përgëzoi djemtë e tij për lojën e bërë.
“Tre ditë më parë shpenzuam shumë energji. Motivimet e tyre janë të rëndësishme dhe ndryshimi është ndjerë. Unë i përgëzoj djemtë e mi jashtë mase. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e kthimit”, deklaroi Tudor./ h.ll/abcnews.al