“Humbja e kushëririt më mësoi diçka, Pirlo super. Titulli? E fitojmë sërish”

schedule11:57 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 11:57 - 31 Dhjetor, 2020

Shumë mirë në Europë dhe jo aq mirë në kampionat. Juventusi ëndërron prej vitesh të fitojë Champions League, trofe që ka zbarkuar për herë të fundit në Torinon bardhezi në vitin 1996.

Ekipi i Andrea Pirlos e mbylli në vend të parë fazën e grupeve, la pas Barcelonën e Leo Messit dhe do të përballet me Porton për një biletë në fazën çerekfinale të turneut prestigjioz.

Rodrigo Bentancur ka prekur disa tema në prononcimin e dhënë për Sky Sport. Mesfushori uruguaian e nis nga humbja e fundit me Fiorentinën, që ndikoi që Juventusi të mbetet 10 pikë larg Milanit kryesues.

Më pas një koment për Andrea Pirlon, trajnerin e kampionëve të Italisë. 23-vjeçari nuk dorëzohet për titullin kampion dhe e quan të rikuperueshme diferencën e 10 pikëve me kuqezinjtë e Piolit (Juventusi ka luajtur një ndeshje më pak).

Ndeshjet e fundit i kemi luajtur me mentalitetin e duhur, por nuk ndodhi një gjë e tillë me Fiorentinën. Ajo humbje na mësoi që çdo ndeshje duhet luajtur me mentalitetin e duhur prej minutës së parë, përndryshe të ‘hanë të gjallë’.

 

Në stërvitje…

Jemi akoma në garë për titullin kampion, Ka ndodhur edhe më parë që Juventusi të rikuperojë 10 pikë diferencë, ka ndodhur përpara se të vija unë këtu. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe duhet t’i fitojmë të gjitha. Të mos heqim dorë nga mentaliteti fitues.

Pirlo? Është nder i madh të kemi një trajner si Pirlo. Ne mesfushorëve na jep një ndihmë të madhe, po bën një punë fantastike për t’i përmirësuar të gjithë lojtarët. Ndjejmë diçka ekstra kur hedhim sytë nga pankina dhe shohim Andrean aty.

Të gjithë skuadrat e Serie A kanë një dëshirë të madhe për të fituar kundër nesh. Rivalët po bëjnë mirë, por ne duhet të luajmë me mentalitetin e duhur, vetëm kështu do i fitojmë të gjithë ndeshjet. Pak ditë më parë humba një kushëri në Buenos Aires, ishim moshatarë.

Kam mësuar që duhet shijuar çdo ditë sikur të ishte e fundit, pasi kurrë nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Ka rëndësi të madhe t’i përsëritësh familjarëve dhe të dashurve të tu se sa shumë i do“, deklaron mesfushori latin i Juventusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!