Humbja e Kosovës, Challandes: Miqësore që vlen, jam i kënaqur me lojën

schedule21:19 - 8 Qershor, 2021

schedule 21:19 - 8 Qershor, 2021

Kosova është mposhtur nga Guinea në një miqësore të zhvilluar në Turqi, me rezultatin 1-2. Në fushë ishin disa lojtarë të kampionatit dardan dhe të tjerë të rinj që luajnë jashtë dhe trajneri Bernard Challandes po i mban nën vëzhgim.

Tekniku zviceran, pas ndeshjes ka deklaruar: “Jam i kënaqur me punën e ekipit. Ishte një ndeshje e vështirë, sepse përballë kishim një kundërshtarë të fortë, në mesin e ekipeve të forta të Afrikës. Kemi bërë punë të mirë si ekip, si kolektiv.

Të gjithë kanë vrapuar dhe kanë dhënë më të mirën nga vetja. E kemi parë nivelin dhe nuk ishte lehtë për lojtarët tanë të kishin posedimin e topit, apo të kishin raste të mira shënimi. Në përgjithësi, ekipi luajti ndeshje të mirë.

Por për fitore është një çështje tjetër, pasi duhet të mbajmë më shumë topin. Në këtë ndeshje, mund të them se ishte paraqitje e mirë e të gjithë lojtarëve. Mendoj se ata e kanë parë nivelin ndërkombëtar, intensitetin e lojës.

Ishte një rast i mirë për të gjithë dhe për mua që t’i shoh disa lojtarë nga afër. E pranoj humbjen, sepse ishte miqësore. Por, mendoj se lojtarët kanë marrë një përvojë shumë të mirë dhe është një sinjal i mirë për të ardhmen”. v.p / abcnews.al