Humbja e gjeniut të letrave shqipe/ Homazhe dhe zi në shtëpinë ku lindi e u rrit shkrimtari. Banorë dhe turistë: Të trishtuar

schedule15:18 - 2 Korrik, 2024

schedule 15:18 - 2 Korrik, 2024

Humbja e Kadaresë rëndon kudo, por largimi shijen më të hidhur e ka në Gjirokastër, qytetin ku shkrimtari u lind e u rrit.

Në shtëpinë ku gjeniu i letrave shqipe kaloi fëmijërinë ka zi dhe heshtje.

Një fotografi dhe një trëndafil i bardhë kujtojnë vdekjen fizike të shkrimtarit.

Banorë të qytetit të gurtë thonë se vdekja e Kadarese është një humbje e madhe për Gjirokastrën që ai e ka promovuar e dashur fort.

Lajmi ka trishtuar edhe të huajt që Shqipërinë e kanë njohur përmes librave të tij.

Në shtëpinë që prej vitesh është kthyer në muze, duke pritur e përcjellë dashamirës së letërisë së Kadaresë, janë planifikuar të kryhen homazhe.

Kolosi i letërsisë shqipe Isamil Kadare, ndërroi jetë mëngjesin e të hënës në moshën 88-vjeçare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!