Arsenali ka pësuar humbje si vizitor ndaj Fulham me rezultatin 2-1, ku pas mposhtjes Mikel Arteta deklaroi se ishte një paraqitje e dobët.
Edhe pse Arsenali ishte në epërsi në këtë takim, në fund gjithçka u përmbys.
“Një ditë e dhimbshme dhe e trishtë. Pak ditë më parë humbëm një ndeshje që e meritonim ta fitonim, sot ishte një histori ndryshe. Ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë. Kjo ishte paraqitja më e keqe e sezonit”, deklaroi spanjolli.
“Topçinjtë” me të vërtetë nuk ishin mjaftueshëm në formë, pasi pësuan dy humbje të njëpasnjëshme kundër rivalëve londinez./ h.ll/abcnews.al