Humbja, a do largohet Berisha nga PD? Hoxha: Fillimisht të faktojmë manipulimin e votës

schedule20:21 - 14 Maj, 2025

schedule 20:21 - 14 Maj, 2025

Anëtari i Kryesisë së PD, Indrit Hoxha thotë se fillimisht duhet të mbarojë numërimi i votave dhe të tregohet që zgjedhjet janë vjedhur, e më pas të diskutohet dorëheqja e Sali Berishës.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Hoxha u shpreh se demokratët nuk kanë faj për disfatën e 11 majit.

“Ka deklaruar gjë zoti Berisha që nuk do e respektojë statutin e PD? Për ne, dhe ky është mendimi im personal dhe politik, është shumë e rëndësishme të përfundojë procesi i numërimit. Ne si opozitë, kemi për detyrë të faktojmë manipulimin dhe vjedhjen e votës. Duhet t’i çojmë faktet para drejtësisë. Ne duhet të ulemi dhe të diskutojmë brenda shtëpisë sonë për ecurinë e PD. Demokratët nuk na kanë asnjë faj që do bëhen 16 vjet në opozitë. Ne besojmë se zgjedhjet janë vjedhur, është detyra jonë ta shfaqim. Edi Rama është në kuotat e 2021. Sistemi elektoral, përdorimi i administratës publike, mos krijimi i një fronti i një koalicioni opozitar, këta duhet të ishin në koalicion me ne, po ashtu edhe Lul Basha me 20 mijë vota, edhe Alibeajn. Nuk donin PD, pse nuk votuat këta?”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!