Fundjavë për t’u harruar për tifozët e Manchester United. Skuadra e tyre e zemrës u poshtërua 1-6 në “Old Trafford” nga Tottenhami i Jose Mourinhos ditën e diel, një disfatë shkatërruese që ka shkaktuar dëshpërim të madh.
Tre pikë në tre ndeshje numërojnë “Djajtë e Kuq” në kampionat, ecuri që ka zhgënjyer drejtuesit e klubit. Ole Gunnar Solskjaer rrezikon stolin dhe dy sfidat e ardhshme ndaj Newcastle në Premier dhe PSG në Champions, do të jenë decizive për të ardhmen e norvegjezit.
Daily Star raporton se drejtuesit e United kanë nisur bisedimet me Mauricio Pochettino. Argjentinasi është një dëshirë e hershme e Manchester United dhe ky i fundit po pret me padurim rikthimin në pankinë. /abcnews.al