Humbin jetën 2 persona, rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

schedule22:34 - 30 Qershor, 2020

schedule 22:34 - 30 Qershor, 2020

Dy vdekje janë regjistruar në Kosovë për shkak të koronavirusit, duke e çaur në 51 nurmin e viktimave në vend.

Të hënën, IKSHPK’ja në raportin ditor kishte bërë të ditur se janë 49 persona që kanë vdekur si pasojë e virusit, ndërsa menjëherë pas këtij njoftimi, Komuna e Malishevës kishte njoftuar për një vdekje tjetër. Sipas njoftimit, vetëm pas vdekjes së S.T. familja e tij ishte njoftuar se ai kishte COVID-19.

Sipas mediave në Kosovë, për viktimën tjetër, institucionet nuk kanë dhënë informata.

Në Kosovë aktualisht janë 1250 raste aktive. Deri tash në vend janë regjistruar 2878 raste pozitive, me 1577 prej tyre që janë shëruar.