Humbin 100 pasaporta shqiptare në Greqi

schedule22:03 - 22 Shkurt, 2019

schedule 22:03 - 22 Shkurt, 2019

100 pasaporta të reja që ishin dërguar nga Ministria jonë e Jashtme për emigrantët shqiptarë atje kanë humbur në Greqi gjatë transportit. Pasaportat fillimisht janë bllokuar nga dogana greke në Kakavijë për shkak se transporti ishte në shkelje të procedurave. Në një deklaratë për mediat, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, thotë se me datë 13 shkurt, pasaportat e prodhuara nga kompania ALEAT po transportoheshin drejt Greqisë të ambalazhuara jo në përputhje me praktikat e rregullta të transportimit të pakove diplomatike.

Pakot me pasaportat shqiptare u zhbllokua pas verifikimit dhe dërgesa i është dorëzuar përfaqësuesve diplomatikë të Konsullatës së Janinës. Gjatë transportimit të tyre në një nga ndalesat e bëra për në Ambasadën tonë, pikërisht në rrugët e Athinës,  automjeti me targa diplomatike u sulmua. Ministria e Brendshme në bashkëpunim me kompaninë ALEAT, kanë marrë masat për nxjerrjen jashtë përdorimi dhe shpalljen e pavlefshme të këtyre pasaportave, si dhe angazhimin për të përshpejtuar procedurat e riprodhimit dhe zëvendësimin e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!