Doktoresha e QKUK-së, në Prishtinë Tokjona Lajçi humbi babain e saj, pasi ishte i prekur nga Covid-19. ajo i qëndroi për gati dy javë i qëndroi afër të atit, por ai nuk arriti ta mposhtë virusin.
Sopranoja kosovare, Arta Jashari ka bërë një postim prekës, ku tregon bisedën me mjeken Lajçi. Ajo thotë se Tokjona i kishte shprehur dështimin e saj, pasi nuk arriti të shpëtonte babain.
“Përderisa ishim ne Pulmologji me babin, paralel me ne ishte edhe Dr. Tokjona Lajçi me babin e saj , shkrimtarin dhe avokatin Ali Lajçi , tashmë i ndjerë.
Dr Tokjona për 12 ditë rresht u kujdes për babin e saj të prekur me Covid19 ne Kliniken Infektive , ku edhe u infektua ajo vet dhe i qëndroi afër deri ne frymën e fundit babit te saj.
Më tha: “ Nuk po ja fali dot vetes , se jam Doktoreshë dhe kam dështuar ..”, ka shkruar ajo.
/abcnews.al