Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë!” Kështu e përcjell lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të babait të saj, sopranoja e njohur Inva Mula.
Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Inva njofton se për ata që duan ta përshëndesin Avniun “me dorë në zemër”, homazhet do të kryhen nesër mes orës 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë.
Postimi i plotë: “Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë! Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020″
Këngëtari dhe kompozitori i shquar Avni Mula u nda sot nga jeta në moshën 92-vjeçare. /abcnews.al/