Humbi të atin, emocionon Luarasi: Mu duk sikur e dëgjova në telefonatën e parë

schedule18:06 - 23 Mars, 2022

schedule 18:06 - 23 Mars, 2022

Iris Luarasi, pedagogia dhe gruaja aktiviste në krye tëçështjeve të ndryshme sociale, e ftuar në programin “Abc e Padites” me Ermal Peçi tregoi shumë detaje nga jeta e saj profesionale dhe familjare. Ndër të tjera u ndal tek etiketimi “zysha e ashpër”, një etiketim me të cilin pohoi se është e kënaqur.

“Me të gjithë studentët bëhem mikeshë shumë veçanërisht kur mbaron fakulteti, një nga gjërat që unë kam është që studentët e i dua, çfarëdo lloj njohurie që unë kam për gazetarinë e radios e ndaj me ta dhe përpiqem që të jem sa më e kuptueshme që ata ta mësojnë mirë këtë profesion. Nuk kam qenë asnjëherë e pakënaqur për këtë, se studentët i gjeja gjithmonë në klasë, përpiqeshin të mos mungonin, kështu që unë e kam shijuar këtë “namin e keq””.

Në rubrikën “1 jetë, 5 këngë”, kënga dy këngët e fundit bënë që Irisi të përlotej pasi i dedikoheshin babait të saj të ndjerë. Ajo ndau me ne një moment të vështirë dhe të dhibshëm në jetën e saj, pas largimir të tij nga jeta.

“Sa herë që shkoja në një program, kur dilja merrja mamin në telefon, babi gjithmonë ishte dhe ai në background, babi bënte kritikat, mami lavdërimet. Kjo ishte një rutinë kaq shumë vite që ndodhte. Hera e parë kush shkova në televizion pas largimit të babit, ishte absolutisht një shok psikologjik, mora mamin, ajo fliste dhe unë gjatë gjithë kohës dëgjoja babin. Edhe ishte kaq e dhimbshme dhe shokuese se thoja ky është një trill i mendjes sime dhe kjo nuk mund të ndodh… më ka ndodhur edhe nja dy tre herë të tjera dhe pastaj nuk ia dëgjoja më zërin por i shoh gjithmonë sytë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!